Nga Elbasani ish-kryeministri Sali Berisha ka folur publikisht për zhvillimet e fundit në PD.
I pyetur nëse është gati të sakrifikohet vetëm për ideal të PD, Berisha tha: S’po mbroj gjë tjetër veç votës së lirë.
Ka një përpjekje për të stisur një përballej mes votës së lirë dhe bllofit por atyre që e bëjnë këtë do t’u lëmë blofin në dorë.
Mesazhi që kishte ishte bashkimi i demokratëve.
“Kjo do jetë pranverë e përpjekjeve të mëdha të demokracisë dhe mesazhi më i shkëlqyer është bashkimi i demokratëve dhe votës së lirë”, shtoi ish-kryeministri.
“Uroj mbarë shqiptarët festa e ditës së verës është festa e shndërrimeve të mëdha, e Lulëzimit e shpërthimit të burimeve e çeljes së gjikthçkaje të mirë.
Në këtë kontekst uroj që për shqiptarët kjo ditë të sjellë ndërrimin e madh që ata presin ndërrimit te narkoshtetit dhe vendosjen e shtetit ligjor.
Falenderim kam për ata që kanë mbushur rrugët e sheshet e vendit për të kundërshtuar kundër një politike të pashpirt e cila përdor hijet e luftës, si skuzë si falje.
Për të justifikuar rritjen dramtaike të pajustifikuar të çmimeve dhe produkteve më jetike të qytetarëve shqiptarë. Gëzuar këtë ditë për mbarë qytetarët”, tha më tej ai.