Rama risjell "7 pikat e rezistencës": Kjo qeveri nuk i lë vetëm ata që kanë nevojë

14 March 2022, 08:42Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rama risjell "7 pikat e rezistencës": Kjo qeveri nuk i lë
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka publikuar 7 masat e paketës së rezistencës sociale mëngjesin e sotëm teksa deklaron se kjo është qeveria që kurrë nuk i lë vetëm në ditët e vështira ata që kanë nevojë për mbrojtje.

Ai uron qytetarët për një javë me më pak stres nga pasojat e padëshiruara të një lufte që as e nisëm, as e ndalim dot ne.

“MIRËMËNGJES ????
dhe me 7 masat e Paketës së Rezistencës Sociale, të cilat flasin vetë, edhe këtë herë, se kjo është qeveria që kurrë nuk i lë vetëm në ditët e vështira ata që kanë nevojë për mbrojtje, ju uroj një javë me më pak stres nga pasojat e padëshiruara të një lufte që as e nisëm, as e ndalim dot ne, por që do ta përballojmë patjetër me forcën e karakterit dhe të solidaritetit tonë me njëri-tjetrin????”, shkruan Rama.

 


Video