Erion Veliaj prej 6 muajsh në burg, kryeministri Rama: Kryeqytetit i mungon drejtimi prej një kohe jo të shkurtër!

21 July 2025, 08:47Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Erion Veliaj prej 6 muajsh në burg, kryeministri Rama: Kryeqytetit i mungon
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama teksa komentoi vendimin për pastrimin e hapësirave publike në Tiranë të zaptuara, u shpreh se në kryqytet ka pasur një situatë jo të zakonshme, referuar arrestimit të Erion Veliajt që ndodhet në burg prej 10 Shkurtit.

Edi Rama: Kemi pasur në Tiranë një situatë, ju e dini shumë mirë, jo të zakonshme. Tiranës i mungon drejtimi prej një kohe jo të shkurtër për një kryeqytet.

Kemi riorganizuar tërësisht veten duke vendosur deputetët në pozicion më kërkues, për sa i përket pikërisht për të qëndruar afër dhe për të identifikuar problemet në territoret e kujdestarisë së tyre.

Ka qenë absolutisht nga të katërt anët e kryeqytetit e qartë kërkesa nr 1 që na çlironi hapësirat publike.


Video