Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Kryeministri Edi Rama e ka vlerësuar maksimalisht kombëtaren shqiptare të futbollit, duke thënë se luan si e barabartë me çdo ekip.
Në një reagim pas barazimit me Çekinë, Rama thotë se kjo kombëtare frymëzon dhe jep shpirtin në fushë. Ai falenderin si lojtarët dhe trajnerin për paraqitjen teksa e mbyll postimin me moton e fushatës së tij "vetëm përpara".
Reagimi i Ramës:
KRENAR PËR SHQIPËRINË
Kjo Kombëtare nuk bën vetëm pikë, po luan futboll si e barabartë në çdo drejtim, jep shpirtin në fushë dhe frymëzon
Faleminderit djemve kuqezinj, po faleminderit edhe kampionëve që e drejtojnë këtë skuadër kaq dinjitoze, trajnerit Sylvinho dhe ndihmësve të tij
ForcaShqipëriVetëmPërpara