'Më njoftoi 3 orë para', Bardhi nxjerr sms live në studio hedh poshtë pretendimet e deputetit (Video)

7 September 2023, 14:54Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
'Më njoftoi 3 orë para', Bardhi nxjerr sms live në
Gazment Bardhi/ Sidorela Gjoni

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ishte i ftuar këtë të enjte në një intervistë në EuroNews me gazetaren, Sidorela Gjoni, ku zbuloi detaje nga tryeza e bashkimit të deputetëve demokratë.

Bardhi tha se u ul në bisedime me grupin mbështetës të ish-kryeministrit Berisha për të unifikuar qëndrimin e opozitës në betejën parlamentare kundër maxhorancës.

Ai theksoi se qëndrimi i tij është koherent, pasi në vijimësi ka kërkuar që opozita të bashkohet dhe të përballet me kryeministrin Rama dhe jo të humbasë energjitë me luftën Brenda vetvetes.

Bardhi tha se nuk ka fuqinë t’a bindë Sali Berishën të largohet nga politika dhe për sa kohë ai është factor opozitar, nuk mund të shmanget nga zgjidhja e problemit.

Sekretari i Partisë Demokratike, hodhi poshtë pretendimet e deputetit Kreshnik Çollaku i cili tha se u njoftua për mbledhjen me Berishën 3 orë para.

Sipas Bardhit i cili nxori mesazhet LIVE, duke treguar se i ka lajmëruar 3 ditë para mbledhjes me grupin e Rithemelimit dhe aleatët. 


Video