Flamingot përçajnë kupolën e Partisë Demokratike
5 November, 12:54Fokus
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar për zgjedhjet e pjesshme të Kukësit koalicionin “Bashkë Fitojmë” mes Partisë së Lirisë dhe Partisë Demokristiane.
Kështu, kandidati i "Rithemelimit" të drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, Emri Vata, do të garojë nën siglën e koalicionit me LSI dhe PDK.
KAS ka rrëzuar më herët kërkesën e "Rithemelimit" për garimin e kandidatit të saj nën siglën e PD-së, "ekskluzivitet" që i mbetet kandidatit të PD-së zyrtare të drejtuar nga Lulzim Basha.