E kandidoi pa sukses për Shkodrën, Rama rikthen si prefekte Majlinda Angonin

25 March 2022, 20:07Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

E kandidoi pa sukses për Shkodrën, Rama rikthen si prefekte Majlinda

Qeveria ka rikthyer në detyrën e Prefektes së Shkodrës, Majlinda Angonin, e dorëhequr për të kandiduar për kryetare bashkie në këtë qytet në zgjedhjet e 6 marsit.

Angoni u largua menjëherë sapo mësoi se ishte përzgjedhur si kandidate nga ana e PS-së për të garuar përballë Bardh Spahisë së Shtëpisë së Lirisë dhe Xhemal Buxhatit të Partisë Demokratike.

Zgjedhjet u mbyllën me fitoren e kandidatit të Sali Berishës, Bardh Spahia.

Pas certifikimit të rezultati, Majlinda Angoni është rikthyer në postin që mbante para këtyre zgjedhjeve.


Video