Drafti i PS për zgjedhoren, opozita: Plan antidemokratik! Propozimi i heq të drejtën e votës miliona qytetarëve!

8 July 2024, 15:43Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Drafti i PS për zgjedhoren, opozita: Plan antidemokratik! Propozimi i heq

Opozita ka reaguar lidhur me propozimet e PS për reformën zgjedhore, të cilët depozituan të vetëm në Kuvend vendimet për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Deputeti i PD, Lulzim Basha, në një postim në Facebook, e ka cilësuar si plan antidemokratik sabotimin e listave të hapura dhe votës së diasporës.

Ai tha se nuk mund të mbahet pengë vullneti i shumicës me frikën e rënies nga pushteti.  

 “Sabotimi i listave të hapura dhe i votës së diasporës është kurorëzimi i një plani anti-demokratik kundër interesave të qytetarëve shqiptarë.  Dështimi i Reformës Zgjedhore, kishte pikerisht këtë qëllim, që shqiptarët të mos zgjidhnin me votën e tyre deputetët në parlament dhe që të pamundësohet vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit. Shqiptarët do të kenë mundësi tashmë të shohin në Kuvendin e Shqipërisë se kush është për lista te hapura dhe kush jo, kush është pjesë e pazarit me Edi Ramën ne kurriz të shqiptarëve dhe kush mbron interesin e tyre. Frika nga vota e lirë, firka nga humbja e pushtetit, frika nga fundi i pandëshkueshmërisë, nuk mund të mbajne peng vullnetin e shumicës së qytetarëve shqiptarë që kërkojnë ndryshim të vërtetë”, shkruan ai.

Ndërkohë, lidhur me draftin e  PS të depozituar në Kuvend për Kodin Zgjedhor dhe ndryshimet e propozuara, ka reaguar edhe deputeti i PD Ervin Salianji.

Ai shprehet se ky propozim i heq të drejtën e votës miliona qytetarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë.

“Propozimi i Partisë Socialiste depozituar në Kuvend i heq të drejtën e votës miliona qytetarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë, mbyll listat dhe ndalon koalicionet!”, shkruan Salianji.


Video