Begaj dekretoi 4 gushtin për zgjedhjet e reja në Himarë, Bardhi: Çfarë turpi, ka shkelur Kushtetutën

5 July 2024, 18:09Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Begaj dekretoi 4 gushtin për zgjedhjet e reja në Himarë, Bardhi:

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas dekretimit të datës së zgjedhjeve në bashkinë Himarë nga presidenti Bajram Begaj.

Deputeti demokrat shprehet se Presidenti ka shkelur hapur Kushtetutën duke dekretuar zgjedhje pa një vendim të ekzekutueshëm ende për pavlefshmëri të mandatit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës.

“Çfarë turpi për Presidentin e Republikës që shkel hapur Kushtetutën dhe ligjin duke dekretuar zgjedhje pa një vendim të ekzekutueshëm ende për pavlefshmëri të mandatit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarë”, shkruan Bardhi.

Katër gushti u caktua data e zgjedhjeve në bashkinë Himarë, pasi KQZ i hoqi mandatin kryebashkiakut të zgjedhur, Fredi Beleri.


Video