Protesta para Bashkisë së Tiranës, protestuesit djegin sërish goma

5 July 2024, 11:50Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Protesta para Bashkisë së Tiranës, protestuesit djegin
Protesta para Bashkisë së Tiranës

Edhe këtë javë si çdo të premte, opozita ka dalë në protestë para Bashkisë së Tiranës, duke kërkuar dorëheqjen e Erion Veliajt.

Në këtë protestë bie në sy fakti se protestuesit kanë marrë me vete goma të vjetra, të cilat synojnë t’i djegin para bashkisë, ndërsa mungon gardhi metalik që i ndan nga kordoni i policisë.

Këshilltari demokrat Dorian Teliti në fjalën e tij bëri thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e 11 korrikut, ku nënvizoi se nga PD do të kërkohet qeveria teknike.

Para protestuesve ka folur edhe aktori i njohur Mehdi Malka, i cili ka shprehur revoltën kundër vjedhjeve dhe skandaleve me tenderët ku janë përfshirë zyrtarë të bashkisë së Tiranës.

 


Video