Ndryshimi i herësit dhe vota e diasporës, PS depoziton projektligjin e zgjedhores

8 July 2024, 11:53Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ndryshimi i herësit dhe vota e diasporës, PS depoziton projektligjin e
Foto ilustruese

Partia Socialiste ka depozituar ditën e sotme në Kuvend një projektligj për ndryshimet zgjedhore, që adreson reflektimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, që janë detyrim për Kuvendin.

Propozimi i këtij projektligji është bërë në pamundësi të konsensusit me opozitën në grupin e dialogut.

Po ashtu në projektligj përcaktohen modalitetet që e bëjnë të zbatueshme votën e emigrantëve që në zgjedhjet e ardhshme të vitit 2025.

Gjithashtu, në projektligj është edhe propozimi për formulën e re të përcaktimit të herësit në ndarjen e mandateve brenda partise/koalicionit. Herësi sipas formulës së re nuk do të jetë më i madh se 7000 vota.

Miratimi kërkon 84 vota. Kujtojmë se PS deri tani, pa opozitën ka arritur në 82 vota.

Ndryshimi i herësit dhe vota e diasporës, PS depoziton projektligjin e


Video