Dorëheqje masive në Bashkinë Elbasan dhe Librazhd pas kërkesës së kryeministrit Edi Rama

14 July 2025, 13:30Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dorëheqje masive në Bashkinë Elbasan dhe Librazhd pas
Edi Rama në Elbasan

Pas thirrjes së kryeministrit Edi Rama për një riformatim të strukturave drejtuese në nivel vendor, kanë dhënë dorëheqjen administratorët e njësive administrative dhe nënkryetarët e bashkisë Elbasan dhe Librazhd.

Burime bëjnë me dije se dorëheqjet janë dorëzuar këtë të hënë, në vijim të një procesi të nisur pas deklaratës së kryeministrit, i cili kërkoi largimin e të gjithë drejtuesve vendorë që nuk kanë arritur të japin rezultatet e pritshme në shërbim të qytetarëve.

Kujtojmë se gjatë një takimi me krerët e bashkive dhe drejtues të PS, Rama theksoi nevojën për një qasje të re në administrimin vendor, duke kërkuar largimin e menjëhershëm të atyre që, sipas tij, janë bërë “pengesë për ndryshimin”.

 


Video