Debate në Këshillin Kombëtar/ Anëtari i Kryesisë largohet nga mbledhja në mënyrë demonstrative: Ne vijmë të flasim, ju na ndaloni!

17 December 2025, 19:36Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Debate në Këshillin Kombëtar/ Anëtari i Kryesisë
Keshilli Kombetar i PD

Anëtari i Kryesisë së PD-së së Durrësit, Dritan Burgia është larguar në mënyrë demonstrative nga salla ku po mbahet me dyer të mbyllura mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Burgia u largua pasi u ndaluan diskutimet në këtë forum të lartë të PD, përvecse për protestat.

“Ne vijmë të flasim në forume, ju thoni nuk lejohet të flasim për asgjë veç protestës”, është shprehur anëtari i kryesisë së PD, sipas burimeve nga mbledhja.

Burgia është një ndër organizatorët e takimit të parë që ndërmori Ervin Salianji në Durrës, për riorganizimin dhe rienergjezimin e partisë.

Ai u sulmua më parë në mbledhjen e Kryesisë së PD, se bashkëpunon me PS.

 

 


Video