“Qytetarët na besojmë vetëm ne, të përjashtohen sorosistët”/ Zbardhen detaje nga mbledhja me dyer të mbyllura e Këshillit Kombëtar të PD

17 December 2025, 19:08Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Qytetarët na besojmë vetëm ne, të përjashtohen
Këshilli Kombëtar i PD

Janë zbardhur detaje nga mbledhja me dyer të mbyllura e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Sali Berisha ka kërkuar që fokusi i demokratëve të mbetet vetëm te organizimi i protestës së 22 dhjetorit dhe te protestat që do ta pasojnë atë.

Berisha është shprehur se kryeministrin Edi Rama e rrëzojnë vetëm protesta dhe lëvizje të qëndrueshme, ku qytetarët të mos largohen nga sheshi.

Berisha tha gjithashtu se qeveria e Ramës është e lidhur me bandat kriminale dhe sipas tij, besimi i qytetarëve është vetëm te opozita.

Po ashtu propozime në mbledhje ka pasur edhe nga Edi Paloka dhe Lisandër Hoxha, ku ky i fundit kërkoi që nga PD të përjashtohej çdo eksponent që ka lidhje me miliarderin Xhorxh Soros.

Pjesë nga diskutimet në mbledhje:

Berisha: Ne do përqendrojmë diskutimet vetëm tek kjo temë. Çdo anëtar është i ftuar të shprehë sugjerimet, mendimet, kritikat, duke mbetur parti e fjalës së lirë. Sot do të fokusohemi tek organizimi i Protestës. Kjo protestë është vetëm fillimi.

Paloka: Nisma nga 17 anëtarë të Këshillit Kombëtar. Propozoj meqë sot tema është protesta, të ngrihet një grup pune, ndërkohë dhe ta diskutojmë në mbledhjen më të parë.

Lisandër Hoxha: Ne besojmë që Soros është kancer për demokracinë, jo vetëm Shqipërinë, USA etj. Në mesin tonë është e papranueshme të kemi njerëz të lidhur me këtë organizatë.

 

 


Video