Dashnorë, seks, Kamasutra – Kur një çështje serioze, kthehet në telenovelë

18 March 2026, 19:07Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Dashnorë, seks, Kamasutra – Kur një çështje serioze,

Pas një odiseje të gjatë me seancat paraprake, për ish- presidentin Ilir Meta dhe ish- bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi, do të nisë procesi gjyqësor.

Të dy akuzohen për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, në lidhje me aferën e CEZ-DIA dhe lobimin në SHBA.

Meta e Kryemadhi rrezikojnë mbi 10 vite burgim nëse do të gjenden fajtorë për akuzat e ngritura nga Prokuroria e Posaçme.

Por prej disa kohësh, kjo dosje është kthyer në një telenovelë.

Monika Kryemadhi shfaqet si opinioniste dhe flet për Big Brother.

Sot madje, kaloi tek seksi dhe dashnorët.

“Do kënaqeni tani, do shikoni kam paguar apo jo për dashnorët", tha Kryemadhi.

Avokati i metës, Kujtim Cakrani, vijoi duke folur për seks dysh e tresh.

“Vetëm Rogerti (banor i Big Brother Vip) ta sqaron ty këtë. Rogerti thotë që bëhet në pesë”, ia ktheu Kryemadhi.

“Nuk i di këto lloj stile Kamasutra unë Monika”, tha Cakrani.

I gjithë ky debat, para mediave, ndërsa dilnin nga ambientet e SPAK.

E gjitha, për të tërhequr vëmëndjen nga akuzat dhe dosja.

Vetëm vështirë se mund ta bëjnë telenovelë dhe gjyqin.

Aq më tepër, që tani rrezikojnë seriozisht burgun, meqë çështja përfundoi në gjykatë (më saktë Kryemadhi, se Meta po bën kohë brenda). 

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016


Video