Enkelejd Alibeaj, i ftuar në 'Të Pashoq' me Edjona Dervishin sjell në detaje historinë e përplasjeve në PD, që prej shpalljes së Sali Berishës 'non grata', deri te ndarja me Lulzim Bashën.
Pse ky i fundit nuk iu bashkua në partinë e re 'Djathtas 1912'?
Çfarë llogarish ka bërë Alibeaj për 2025 dhe me kë do të bashkëpunojë?
Ai thotë se vija të kuqe ka vetëm Berishën dhe Ramën dhe është i hapur për t'u bashkuar me partitë e tjera, duke paralajmëruar kështu, të ashtuquajturin 'polin e tretë'.
''Eksperienca e anëtarëve themelues është djathtas. E dyta, e djathta siç pritje nuk u pa kurrë, ka qenë fshehur brenda trupit të PD, pra asnjëherë të shfaqet dhe përdoret në shumë momente kritike. Dhe së treti te 1912 nuk donim ta konsideronim si zgjatim, copëz po pjesë të asaj se çfarë ka ngelur nga ish-PD, por që nga 1912 ka qenë e munguar e madhe historisë politike e këtij vendi është e djathta. E djathta me vlerë dhe parime, përtej kësaj shëmbëlltyre e vërtetë del te disa elemente të tjera dhe parimeve që i kemi treguar. Nuk do të doja t’i ndaja shqiptarët në opozitarë dhe pozitarë. Nuk jemi nisur nga kjo ndarje. Do të ishte kufizuese. Sepse arsyetimi është i thjeshtë. Ajo që do të donim të bënim është tu flasim të gjithë atyre shqiptarëve ato vlera dhe parime individi, prona, familja, tregu i lirë, Shqipëria, besimi në zot, tradita. Kushdo nga Shqiptarët, pavarësisht eksperiencave politike. Nëse e gjejnë veten te kjo forcë janë të ftuar të japin kontributin e tyre. Nuk do e quaja kaq skematike. Në frymë qëllimi është tu flasim gjithë shqiptarëve. Nëse flasim për kalkulime, nuk e mohoj faktin që sot skakiera e vjetër politike, PS dhe segmenti opozitar i Sali Berishës janë në rrudhje. PS ka marrë 48 për qind të votës popullore, 52 për qind për një mënyrë apo tjetrën janë anti qeveritarë. Segmenti opozitar PD e Berishës është gjithmonë në rrudhje, qoftë dhe për mungesën e ofertës politike. Nëse e bëjmë një llogari të thjeshtë janë 30 për qind e shqiptarëve që nuk votojnë dhe janë të përfaqësuar se nuk duan të përfaqësohen nga Rama dhe Berisha'', thotë Alibeaj.
Pas krijimit të partisë së re, Aliebaj thotë se e uruan shumë nga grupi i Berishës, madje i thanë 'sa mirë ka bërë me këtë lëvizje'.