Braçe zbulon "patronazhistët" e Sali Berishës: Sistem i lashtë që prej kohës së tij në Partinë e Punës

10 September 2022, 20:52Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Braçe zbulon "patronazhistët" e Sali Berishës: Sistem
Erion Braçe dhe Sali Berisha

Deputeti i PS-së Erion Braçe ka reaguar pas akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha ndaj qeverisë për patronazhistët.

Në një postim në Twitter, Braçe shkruan se Berisha ka të drejtë, pasi patronazhimi është i lashtë që prej kohës së tij në Partinë e Punës dhe ai e modernizoi.

Sipas Braçes, patronazhistët e Berishës ishin: SHIK-u, SHIU, SHÇB, Policia Financiare, Policia Kriminale, Policia e Rendit, Policia Ushtarake dhe Policia Elektrike.

Postimi:

S.B ka shume te drejte; Patronazhimi eshte sistem i lashte, prej kohes se tij ne Partine e Punes; Duhej modernizuar dhe ai e beri! Patronazhistet e tij ishin ata te SHIK, SHIU, SHCB, POLICIA FINANCIARE, POLICIA KRIMINALE, POLICIA E RENDIT, POLICIA USHTARAKE, POLICIA ELEKTRIKE!


Video