Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, u shpreh se 28 deputetë demokratë mbështesin patericat e Edi Ramës, teksa theksoi se prej 25 marsit dera e PD-së është e hapur.
Noka tha në emisionin “Kjo Javë” se grupi parlamentar nuk është i bashkuar për shkak të ‘pengjeve’ të Ramës. Sipas tij, Enkelejd Alibeaj, Jorida Tabaku, Gazment Bardhi dhe Lulzim Basha po i shërbejnë Ramës.
“28 deputetë që mbështesin patericat e Ramës janë parë vetëm në një ëndërr iluzive. Demokratët kanë një shtëpi të tyre, selia e PD. Kush do e ka derën hapur. Nga 25 marsi shtëpia e LIRISË E Demokratëve PD është e hapur për çdo qytetar kundër regjimit.
Pse kur mblidhen në kryesi janë 13 dhe në restorante janë 28. Përralla. janë pakicë që do të rrudhet çdo ditë. Kemi dorën të shtrirë ndaj të gjithëve, sepse PD sot është e bashkuar. Ka vetëm një gjë që nuk është e bashkuar Grupi Parlamentar. Ky është faj i atyre që janë peng i Ramës.
Ka një përpjekje të vazhdueshme për të bashkuar PD, Sali Berisha përpiqet e vijon të kërkojë bashkimin e grupit parlamentar. Nuk kemi luksin të çojmë energji dëm. Alibeaj shpresoj e besoj të reflektojë, deri tani Alibeaj Bardhi dhe Tabaku e Basha si padron e i tyre nuk i kanë shërbyer demokratëve. Shpresoj në një reflektim për tu kthyer në misionin që i kanë caktuar demokratët.
Dhe kurrë nën shërbim të një regjimi më gjakatar e hajdut si ai i Ramës. Ti shërbesh direkt apo indirekt këtij regjimi është krimi që mund ti bësh shqiptarëve e demokratëve”, u shpreh ai.