Berisha mbledh të premten Këshillin Kombëtar të "Foltores", ja çfarë do miratojnë

1 August 2023, 17:39Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Berisha mbledh të premten Këshillin Kombëtar të
Sali Berisha me kryesinë


Ish-kryeministri Sali Berisha ka vendosur të mbledhë Këshillin Kombëtar të "Rithemelimit", ditën e premte në orën 19:00.

Sipas njoftimit nga PD-ja e "Foltores", Këshilli Kombëtar do të miratojë dokumentet për analizën e brendshme, të cilën e paralajmëroi sot Berisha.

"Kryesia e PD merr vendim për nisjen e analizës së brendshme dhe thirrjen e Këshillit Kombëtar.

Partia Demokratike në mbledhjen e Kryesisë vendosi fillimin e procesit të analizës së saj të brendshme, ku u miratuan drejtimet dhe modalitetet që do të ndiqen.

Kryesia mori vendim gjithashtu të thërrasë ditën e premte në orën 19.00 mbledhjen e Këshillit Kombëtar për miratimin e dokumenteve përkatëse", thuhet në njoftim.

Analiza mesa duket ndodh pas raportit të "Rithemelimit" për zgjedhjet vendore të 14 majit, që sipas Berishës janë dokumentuar me mbi 6000 faqe shkeljet.


Video