Basha firmos emërimin e parë dhe lidhet me imazhin. Ja kush do të jetë zëdhënësja e partisë

31 July 2023, 12:13Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Basha firmos emërimin e parë dhe lidhet me imazhin. Ja kush do të
Mirela Karabina dhe Lulzim Basha

Mirela Çërraga Karabina do të jetë zëdhënësja e Partisë Demokratike.

Ky është vendimi i kreut të PD-së Lulzim Basha të cilin e ka bërë të ditur vetë Karabina në një postim në “Facebook”, ku shpreh dhe falënderimin e saj.

"Një falenderim pë Kryetarin e Partisë Demokratike Z. Lulzim Basha, për Z. Enkelejd Alibeaj dhe’Anëtarët e Kryesisë së PD-së për vlerësimin dhe besimin që më dhanë si Zëdhënëse e Partisë Demokratike dhe Anëtare e Kryesisë.

Në rrugëtimin tim profesional në fushën më të bukur dhe një nga shtyllat e shoqërisë, edukimin e të rinjve, karakterizohem nga përgjegjshmëria e lartë për ta kryer sa më mirë këtë mision.

Në rrugëtimin politik po ashtu, me dëshirë dhe vullnet të plotë kam dhëne dhe do të jap kontributin tim për një Parti Demokratike që i shërben interesave të qytetarëve, për një Shqipëri të mirë e të bukur për veten time, familjen dhe gjithë shoqërinë.

Kur je e vërtetë dhe i bën me zemër, çdo mundësi kthehet në realitet."


Video