EMRAT/ Zgjedhjet për kreun e PD-së, shumica dërrmuese e deputetëve e bojkotojnë vetëm 8 marrin pjesë!

29 July 2023, 19:27Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
EMRAT/ Zgjedhjet për kreun e PD-së, shumica dërrmuese e
Dy kandidatët për kreun e PD-së Lulzim Basha dhe Gjergji Hani

Vetëm 8 deputetë demokratë kanë marrë pjesë në zgjedhjet për kreun e ri të PD-së, ku garojnë Lulzim Basha dhe Gjergji Hani.

Pjesëmarrës kanë qenë vetëm Kreshnik Çollaku, Eralda Bano, Merita Bakiu, Flutura Açka, Orjola Pampuri, Arbi Agalliu, Enkelejd Alibeaj dhe Selaudin Jakupllari.

Të gjithë deputetët e tjerë të PD, përfshirë Gazment Bardhin apo Jorida Tabakun, e kanë bojkotuar këtë proces, duke e konsideruar si anti-statutor dhe kanë mbështetur vendimin e Këshillit Kombëtar të PD për anullimin e zgjedhjeve.

Kryetari i Komisionit Zgjedhor në Partinë Demokratike, Jemin Gjana në mbyllje të orarit zyrtar të votimit tha se deri në orën 17:00 kanë votuar rreth 13 700 e anëtarë të PD-së.

“Nga të dhënat që pash në qendrat e votimit që vet inspektova, ka pasur një fluks votuesish. Kanë votuar individë që kanë pasur karta identiteti, të tjerët nuk janë pranuar. Është një numër i relativisht i lartë. Bazuar në të dhënat që kemi grumbulluar deri në orën 17:00, pas orës 17 :00 kishte një fluks në rritje.

Me të dhënat e orës 17:00 shifra është, 13 700, me 54% pjesëmarrje. Nuk ka pasur probleme ka qenë ditë e qetë votimesh,“-tha Gjana në deklaratë për mediat.

Kujtojmë që PD ka fituar 52 deputetë në zgjedhjet e 25 Prillit dhe tashmë ndodhet në një situatë jo të mirë, për shkak të përçarjeve të brendshme.


Video