Partia Demokratike prej orës 08:00 të mëngjesit vijon procesin e votimit për zgejdhjen e kryetarit të ri.
Pas Gjergji Hanit, ka votuar edhe kandidati, Lulzim Basha. Ai falënderoi votuesit dhe anëtarët, ndërsa tha se me votën e tyre, sot demokratët nisin fazën e ringritjes së Partisë Demokratike.
“Dua të shpreh mirënjohje ndaj demokratëve që i janë drejtuar kutive të votimeve. Jemi përballur me sfida si askush, sepse ata mijëra demokratë kanë përballuar sulme më të padenja, me padrejtësia të mëdha, por qëndrojnë jo për fatet e tyre personale, por për kauzat dhe vlerat që e bashkojnë këtë familje demokratike në shërbim të shqiptarëve. Përmes votës së tyre të rinisim një ri ngritje të PD”, tha ai.
Përkundër kësaj, Këshilli Kombëtar i mbajtur të enjten dhe që u drejtua nga Gazment Bardhi, vendosi anulimin e zgjedhjeve dhe dërgoi zyrtarisht kërkesën tek Gjykata e Tiranës, për t’ia hequr emrin ish-kreut të tyre, nga regjistri i partive politike.