Sot shënohet 101 vjetori i vendosjes zyrtare të marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Menjëherë pas përfundimit të Konferencës së Paqes në Paris, ku Presidenti i SHBA-së Wilson mbështeti Shqipërinë në pavarësinë dhe sovranitetin e saj, u shënua dhe vendosja e marrëdhënieve diplomatike.
“Vitin e kaluar, me rastin e 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike, ne festuam miqësinë e ngushtë mes dy kombeve tona, duke theksuar aleancën e fortë strategjike mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Presidenti i SHBA Joe Biden dërgoi një mesazh të veçantë shprese për bashkëpunim të vazhdueshëm dhe për një të ardhme edhe më të ndritshme për popullin shqiptar. Për shumë vite të tjera miqësie dhe bashkëpunimi,” – thuhet në njoftimin e ambasadës.
Today, marks the 101st anniversary of the official establishment of diplomatic relations between the ???????? and ????????. Official diplomatic ties between our countries began on July 28, 1922, shortly after the conclusion of the Paris Peace Conference, where U.S. President Wilson stood by… pic.twitter.com/qiIlKz5I1I
— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) July 28, 2023