Rikonceptim qeverisë? Bardhi: Zgjidhja është largimi i Ramës!

29 July 2023, 14:59Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rikonceptim qeverisë? Bardhi: Zgjidhja është largimi i
Ne foto: Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe kryeministri, Edi Rama

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi nuk zgjodhi të reagojë për zgjedhjet që synojnë të kthejnë Bashën në drejtimin e partisë, por komentin në rrjetet sociale, ia dedikoi mbledhjes së qeverisë në Tepelenë.

“Rikonceptimi i qeverisjes nis nga respekti për votën e lirë, nga largimi i kreut të qeverisë më të korruptuar dhe të lidhur me krimin e organizuar në Europë, me vendosjen para drejtësisë të të korruptuarve. Makiazhi mbi fytyrën e korrupsionit nuk e ndryshon realitetin e keqqeverisjes që po vuajnë çdo ditë qytetarët”, shkruan Bardhi.

Kujtojmë se sot Edi Rama është kreu i një grupi parlamentar që ka në përbërje të tij një të arratisur të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia.

Shqiptarët kërkojnë zgjidhje.  E vetmja zgjidhje është largimi i Edi Ramës dhe mbajtja e tij përgjegjës për korrupsionin dhe lidhjet me krimin e organizuar.


Video