Flamingot përçajnë kupolën e Partisë Demokratike
5 November, 12:54Fokus
Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë për herë të parë në publik pa syze, pas goditjes me grusht nga Gert Shehu para protestës së 6 Dhjetorit.
Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, Sali Berisha ka hequr syzet e errëta me të cilat mbulonte shenjën e goditjes.
Ajo që vihet re është se shenja e goditjes ende nuk është hequr nga fytyra e ish-kryeministrit. Atentatori Gert Shehu ndodhet ende në burg, teksa Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për sulmin ndaj tij.