
Monika Kryemadhi dhe ish-presidenti Ilir Meta, janë shfaqur si modele në festën me të rinjtë e LRI-S. Ato janë veshur me të zeza dhe në fytyrë mbajnë po ashtu syze të zeza, me shkrimin “Rama ik”.
Siç shihet dhe nga pamjet, të dyja ato kanë marrë qëndrim dhe pozojnë duke nxjerr në pah syzet. “Be cool, be LRI”, shkruhet në syzet që mban Monika Kryemadhi.
Më pas, po me syze të zeza iu bashkua dhe Ilir Meta. Nuk e dimë nëse me syzet e zeza kanë dashur të sensibilizohen me aleatin e tyre Berisha, që pas goditjes me grusht del në publik me syze të errëta.
Ish-kryetarja e LSI e kthyer në Partia e Lirisë ka hequr syzet 1000 dollarëshe që Vox News i ka denoncuar dhe ka vendosur syze te lira duke u kthyer në një klloun cirku.
Syzet e diellit me të cilat Monika Kryemadhi shfaqet në klipin ku fton shqiptarët që të mendojnë pozitivisht, janë “Chrome Hearts”, që kushtojnë rreth 1.5 mln lek, ose 1270 euro që u publikuan nga VoxNews.
Kjo nuk është hera e parë që Monika tregon luksin në të cilin është zhytur prej kohësh. Rast i fundit ishte një foto e publikuar në rrjetet sociale më 9 gusht nga ish-kryetarja e ish-LSI të shndërruar në Parti e Lirisë, ku bashkëshortja e Metës, shfaqej me një palë shapka Valentino mbi gjysmë milioni lek.
Por duket se pas kritikave të shumta Kryemadhi, ka 'arsyetuar' dhe ka marrë syze kauçuku dhe për lluks ka marrë bashkëshortin i cili njihet ndryshe si 'Like floriri'.