Ish-kryeministri Sali Berisha është shfaqur sërish mbrëmjen e sotme në dritaren e apartamentit të tij, duke iu adresuar me një fjalim disa dhjetra mbështetësve që ndodheshin poshtë.
Berisha ka hedhur një lumë akuzash ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama dhe institucioneve të drejtësisë së re, ndonëse në herë pas here ka hasur në probleme me sistemin e audios.
Kujtojmë se pak ditë më parë, teknikët e fonisë u shfaqën në banesën e ish-kryeministrit Berisha, duke montuar një sistem të ri audio për t’i dhënë mundësi atij të flasë me mikrofon nga dritarja.
Daljet e Berishës në dritare dhe lejimi i njerëzve të huaj brenda banesës janë komentuar si shkelje të masës që SPAK ka vendosur ndaj tij dhe e detyron të qëndrojë në arrest shtëpie, duke mos komunikuar me askënd përveç familjarëve.