A është profesionale dhe e aftë kjo polici, për protesta të dhun...
16 October, 18:54Fokus
Ish-kryeministri Sali Berisha, Sali Berisha replikoi në sallën e Kuvendit me deputetin socialist Ulsi Manja, pasi ky i fundit u shpreh i sigurtë se zgjedhjet e të dielës në bashkinë e Kukësit mund t’i fitojë kandidati socialist.
Ndërsa Manja deklaroi se kuksianët e kanë ndarë mendjen se si do të votojnë, Berisha mori fjalën nga vendi, nga ku dhe akuzoi Manjën si “një kriminel të mirëfilltë elektoral.”
“Ai është një kriminel i mirëfilltë zgjedhor, ai është një kriminel i damkosur elektoral.
Ngrihet këtu dhe bën propagandë elektorale njëlloj sikur ishte Shukriu apo Safeti.
Por ai ka dosjen e vet!”, tha Berisha.