Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, është takuar këtë të hënë në Bruksel me homologen e tij shqiptare, Olta Xhaçka.
Lajmin e ka bërë me dije vetë kryediplomati grek përmes një postimi në Twitter, ku njofton se gjatë takimit është diskutuar për arrestimin dy ditë para zgjedhjeve të kandidatët të koalicionit "Bashkë Fitojmë" për Himarën, Fredi Beleri, i cili arritit të fitonte zgjedhjedhjet.
“Në vijim të takimit të sotëm të #BE #FAC në #Bruksel, FM Nikos Dendias u takua me homologun e Shqipërisë Olta Xhaçka. Gjatë diskutimit u ngrit çështja për kryetarin e zgjedhur të Bashkisë Himare, Fredi Beleri”, shkruan Dendias.
Më pas ka rdhur një reagim në rrjetet sociale edhe nga Olta Xhaçka e cila shkruan se ia ka bërë të qartë ministrit grek se "Beleri" është një çështje gjyqësore që nuk duhet të ndikojë në marrëdhëniet dypalëshe Shqipëri Greqi.
"Bruksel, takimi me mikun dhe kolegun tim, Ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias ishte një mundësi shumë e mirë për të diskutuar mbi çështjen “Beleri”. Theksova qartazi se kjo është një çështje gjyqësore që nuk duhet të ndikojë në faqen e re që kemi hapur në marrëdhëniet tona dypalëshe. Kjo nuk është as çështje e të Drejtave të Njeriut, as politike, e jo më një çështje dypalëshe. Z. Beleri gëzon të njëjtat të drejta si çdo qytetar tjetër shqiptar dhe asnjë qytetar shqiptar nuk është mbi ligjin. Blerja e votës është një shkelje e rëndë e ligjit tonë dhe çështja e tij tashmë është në gjykatë. E vetmja gjë që ne të gjithë mund të bëjmë është të presim me durim që procesi të ecë në rrjedhën e tij dhe të mos paragjykojmë apo hamendësojmë atë." - shkruan Xhaçka.