Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Sali Berisha humbi zgjedhjet e 14 majit, por ka fituar një këngë të re popullore për veten e tij.
Dy rapsodë sapo kanë publikuar një këngë për fitoren e koalicionit "Bashkë Fitojmë" në Fushë-Arrëz dhe humbjen në vendlindjen e kreut të PD-së, Tropojë.
Në videon e publikuar dy raspodët popullorë, shoqëruar nga çiftelitë, këndojnë vargjet “O Berishë, ty kush nuk të dashti, të la Tropoja e të mur Fusharrzi”, të cilat pasohen nga të qeshurat e atyre që janë në lokalin e ndërtuar me gurë.
Për më tepër dëgjoni videon e mëposhtme: