Ish-kreu i PD-së, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me strukturat e PD Shkodër. Ai u prit nga kreu i PD-së në Shkodër, Xhevdet Amuli, dhe ish-kandidati për bashkinë Shkodër, Xhemal Bushati.
Gjatë fjalës së tij Basha tha se ai e dha dorëheqjen edhe mbajti përgjegjësin për gabimet e tij, ndërsa shtroi pyetjen se kur do e bëjë të njëjtën gjë Berisha. Ai tha se Berisha për interesat e tij familjare ka nxitur dhunën dhe përçarjen në parti.
Edhe pse flet për bashkim, tha Basha: Berisha ai i fryn përçarjes dhe largon të gjithë emrave që kanë kontribuar në PD.
“Unë kam dhënë dorëheqjen dhe kam mbajtur përgjegjësinë time, por Berisha kur do e mbajë përgjegjësinë? Kur do iki nga PD dhe të ndalojë përçarjen e saj? Ai nxiti sulmin fizik ndaj PD. Ato ishin masa mbrojtëse ndaj konfliktit dhe dhunës së nxitur nga gjuha e një njeriu për interesat të familjes. Kur do e marri përgjegjësinë Berisha të çlirojë PD nga ky ngërç? Flet për bashkimin por i fryn përçarjes. Unë besoj se grupi parlamentar i PD duhet të ketë lirinë të vendosë i lirë pa trysni nga Berisha që e shikon PD si pronë private”, tha Basha.
Kujtojmë se pas 9 viteve në krye, Lulzim Basha dha dorëhqjen nga drejtimi i Partisë Demokratike në 21 mars të këtij viti, ku gjithashtu tha se do të jetë i angazhuar në ringritjen e PD rreth vlerave, parimeve dhe standardeve demokratike. Ish-kreu i PD-së deklaratën e bëri gjatë një mbledhje me grupin parlamentar me një fjalim 7 minutësh, ku tha se po bën një hap pas për t'i dhënë mundësi ringritjes së Partisë Demokratike.