Vlonjatët duan transparencë për projektin, Rama: Foltorexhinjtë janë revoltuar për Sheshin e Flamurit

2 April 2022, 14:43Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vlonjatët duan transparencë për projektin, Rama:
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama reagon pas thirrjeve për protestë të qytetarëve të Vlorës, të cilët kërkojnë transparencë për projektin e transformimit të “Shtetit të Flamurit”.

Rama shkruan se ata që bëjnë këto thirrje janë pjesë e foltores së Berishës.

“Më thonë qenkan revoltuar foltorexhinjtë e Vlorës se dashkan transparencë për projektin e Sheshit të Flamurit! U duket kolonata si stacion autobuzësh e duan shembjen e hotelit të tyre fantazëm, që arkitekti i famshëm belg e kthen në qendrën më të madhe social-kulturore të vendit!

Nuk u ve faj se as nuk dinë as nuk bëjnë dot gjë tjetër përveç përshesheve me baltë, po Sheshi i Flamurit do të jetë një tjetër spektakël urban në Vlorën e Rilindur, që mezi pres ta shoh të realizuar megjithë qendrën social-kulturore, e cila do t’i japë Vlorës një përmasë të re”, shkruan kryeministri Edi Rama.

Paralajmërimi i qytetarëve për protestën:

Të dielën ora 11:00 do të ketë një protestë në “ Sheshin e Flamurit në Vlorë” e cila do të kërkoi transparencë për projektin më të turpshëm të Vlorës. Projekt i cili nuk shemb pallatin 15 katësh dhe njëkohësisht ndërton një stacion autobusi në funksion të tij.


Video