Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook pamjet e reja nga ndryshimi i sallës VIP në Aeroportin e Rinasit.
Në të njëjtin postim, kreu i Qeverisë thotë se po kërkohen punonjës për këtë sallë me rroga mbi 60 mijë lek në muaj.
“Salla e re VIP për udhëtarët në Aeroportin "Nënë Tereza" është një hapësirë shumë e bukur, ku po punohen detajet e fundit dhe ku kërkohen vajza e djem të sjellshëm e punëtorë, me paga që fillojnë nga 60 mijë lek të reja e lart”, shkruan ai.
Rama thotë gjithashtu se aeroporti është kthyer në kantier ndërtimi dhe gati për një numër rekord turistësh.
“Ndërkohë që aeroporti i kthyer në kantier ndërtimi, përgatitet për një numër rekord turistësh në sezonin që po afron”, shkruan ai.