AVOKATI i POPULLIT/ Manja te Ligjet: 6 kandidatë do shkojnë në seancë. Strazimiri: Ne kemi tërhequr firmat!

9 December 2025, 12:01Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
AVOKATI i POPULLIT/ Manja te Ligjet: 6 kandidatë do shkojnë në
Ulsi Manja

Zgjedhja e Avokatit të Popullit ka krijuar sërish debat te Komisioni i Ligjeve.

Gjatë seancës së sotme, kryetari Ulsi Manja ka lexuar emrat e të gjithë kandidatëve që kanë siguruar firmat e deputetëve.

Ndërkohë që në këtë moment ka hasur kundërshtim nga deputeti demokrat Gent Strazimiri, për shkak se PD-ja ka tërhequr firmat për të gjithë kandidatët në garë. 

Ulsi Manja: Kandidatët që kanë siguruar 28 firma të deputetëve janë: Adriana Kalaja, Aranita Brahaj, Besim Ndregjoni, Skëndër Haluci, Tartar Bazaj, Endri Shabani. Në këto kushte Kuvendi shqyrton propozimin dhe kryen votimin brenda 1 jave nga paraqitja e raportit përkatës.

Strazimiri: Ekspozeja që bëtë është e paplotë. Deputetët kanë tërhequr mbështetjen e për të gjithë kandidatët në garë për Avokatin e Popullit.


Video