Hetimet për "21 Janarin", ish-Presidenti Bamir Topi paraqitet në SPAK!

9 December 2025, 10:01Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Hetimet për "21 Janarin", ish-Presidenti Bamir Topi paraqitet
Bamir Topi

Në kuadër të hetimeve për dosjen e "21 janarit", ish Presidenti i Republikës, Bamir Topi është paraqitur këtë të martë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).

Topi është thirrur si person në dijeni, pasi në atë kohë ai ka mbajtur postin e kreut të shtetit shqiptar.

Për dosjen e 21 janarit në SPAK janë paraqitur më parë edhe kreu i PD, në atë kohë kryeministër, Sali Berisha si dhe Lulzim Basha, në cilësinë e ministrit të Brendshëm.

 


Video