Akuza për korrupsion dhe pastrim parash, SPAK kalon për gjykim çështjen e Evis Berberit

9 December 2025, 09:54Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Akuza për korrupsion dhe pastrim parash, SPAK kalon për gjykim
Evis Berberi

Gjykata e Posaçme kalon për gjykim ish drejtorin e ARRSH, Evis Berberi si dhe personat e tjerë që janë marrë të pandehur për këtë çështje.

Beberi kishte kërkuar gjykim të shkurtuar, por gjyqtari i seancës paraprake tha se për këtë do vendosë trupa e themelit.

Avokati mbrojtës i Berberit pretendoi se nuk provohen akuzat dhe e la në vlerësim të gjykatës në rast se hetimet janë apo jo të plota si dhe për pranimin e kërkesës së tij për gjykim të shkurtuar.


Video