Autonomia spitalore, Rama: Ja çfarë më tha Ministri i Jashtëm pas operimit!

26 January 2024, 11:27Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Autonomia spitalore, Rama: Ja çfarë më tha Ministri i
 Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm sot në Spitalin Memorial të Fierit, institucionit të parë spitalor që ka marrë kartën e Autonomisë menaxheriale.

Rama tha se shërbimi në spitalet publike është tashmë në një nivel krejt tjetër dhe theksoi se në të gjithë spitalet që do të pajisen me kartën e autonomisë menaxheriale, mjekët do të kenë mundësi të punojnë edhe jashtë orarit duke ofruar shërbim ekstra për të cilin do të marrin 70% të pagesës ndërsa vetë spitali merr 30%.

Rama: Dhjetë vite më parë këto pamje nga spitalet sot, do të ishin pamje të dëshire që mund të shiheshin në ëndrra. Sot jemi në stad tjetër dhe këtë mund ta konfirmoj si pacient i QSUT.

Ministri i Jashtëm bëri operacion në repartin e sëmundjeve të brendshme dhe më shkruan “nuk mund ta besoj dot që ky është spitali ynë në Tiranë” dhe kështu dëshmojnë shumë njerëz që kanë kaluar në atë spital.

“Ishte nder që të kishim në sallën e operacionit një kryeministër, për herë të parë në këtë vend”, më tha një demokrat.

Ka qenë një nga objektivat strategjik që mjekëve në shërbimin publik spitalor, t’i jepnim një fuqi për mes autonomisë manaxheriale dhe po ashtu edhe spitaleve.

Kur ne nisëm këtë rrugë, disa struktura private kishin kushte më të mira, por sot nuk është kështu dhe mjekët janë po ato.

Cila është arsye për të shpenzuar në spitalet private, kur edhe në shtet ke të njëjtat kushte dhe të njëjtat mjek. Ka vetëm një arsye, perceptimi ende për t’u mundur i shërbimit publik, ku nuk ka kushte.

Sot çdo shqiptar, përtej mundësisë ekonomike, e ka mundësinë që të marri shërbim spitalor dinjitoz, hymë në një kapitull të ri, falë faktit që spitali Memorial shërbeu për të pilotuar autonominë menaxheriale.


Video