Apeli i hoqi PD-në Berishës, reagon Meta: Më 14 Maj, opozitë më e motivuar dhe më e organizuar se kurrë më parë

3 March 2023, 20:23Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Apeli i hoqi PD-në Berishës, reagon Meta: Më 14 Maj, opozitë
Ilir Meta

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me vendimin e sGjykatës së Apelit Administrativ, e cila ktheu për rigjykim në Shkallën e Parë çështjen e vulës së PD, duke zhbërë vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri, i cili kishte pranuar ndryshimet në Statutin e Partisë Demokratike, të bëra në Kuvendin e 11 dhjetorit 2021.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta shkruan se ky vendim ishte i paralajmëruar nga Rama, ndërsa shton më tej se ky i fundit në zgjedhjet lokale të 14 Majit do të ketë përballë opozitën fitimtare shumë më të motivuar dhe shumë më të organizuar se kurrë më parë.

"Akti i paralajmëruar i Edi Ramës përmes gjykatës së kapur nuk e ndryshon dot fatin e tij. Edi Rama ky frikacak i tmerruar nga zgjedhjet do ta ketë opozitën fitimtare përballë tij në 14 maj shumë më të motivuar dhe shumë më të organizuar se kurrë më parë. Fitorja nuk ndalet!" shkruan Meta.

Apeli i hoqi PD-në Berishës, reagon Meta: Më 14 Maj, opozitë


Video