Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalës së tij në protestë, e cila është shoqëruar edhe me reshje shiu të dendura, ka deklaruar se kushtet atmosferike nuk do ta ndalojnë tubimin.
Berisha u tha protestuesve para Kryeministrisë se edhe pse ka shi ata to të vazhdojnë me veprimtarinë e tyre.
“Shi kemi po do vazhdojmë. Unë ju ftoj të luftoni për vete, për të ardhmen tuaj, për vendin tuaj të bekuar, për Shqipërinë. Jam këtu për t’u bërë thirrje socialistëve shqiptarë. Bashkohuni me këtë revolucion. Idealet tuaja nuk janë vjedhja, shkretimi i vendit, nuk janë shkatërrimi i vendit”, u shpreh Berisha ndër të tjera.
Në fjalën e tij Berisha, sulmoi qeverinë Rama.
Berisha tha se kryeministri Rama dhe qeveria e korruptuar kanë vjedhur miliona euro si kurrë më parë në historinë e Shqipërisë.
“Sot, secili prej jush është në një mision të madh për veten, fëmijët, kombin e tij.
Një mision që do u japë shqiptarëve, Shqipërinë e shekullit të 21-të.
Vështirësitë janë të mëdha, por këtë mision e përmbushin studentët, që punojnë paradite në shkollë dhe pasdite nxjerrin disa të ardhura. Në darkë punojnë për të shkruar parullat e kësaj proteste.
Këtë mision e përmbushin të rinjtë, demokratë, por edhe socialistë të penduar, të cilët nga koha e tyre, dalin shtëpi më shtëpi për të shpërndarë thirrjet dhe fletëpalosjet e këtij revolucioni.
Këtë mision e përmbushin nëna dhe baballarë, gjyshër dhe gjys he, që kanë përcjellë me lot fëmijët e tyre jashtë, por janë sot këtu me ne, deri në fund, në emër të tyre, në emër të Shqipërisë.
Cili është qëllimi i këtij revolucioni? Është përmbysja e monizmit të bazuar në krimin, drogën, në vjedhjen dhe plaçkitjen e shqiptarëve.
Kurrë në histori, një njeri nuk ka vjedhë këtë komb siç e ka vjedhur Edi Rama me organizatën e tij kriminale.
Në një kohë që ju përcillni fëmijët jashtë për kafshatën e gojës, kryeministri shpirtlig, vendos prapa kësaj ndërtese, vazon 4 milionë euro, e mjaftueshme për të blerë ilaçet një muaj të gjithë pensionistët shqiptarë.
Në një kohë kur ju, gëzimet familjare, dasmat, ditëlindjet, festat e tjera, mezi i gëzoni se nuk keni para, ky krim-ministër shëtit me avionin e tij në dispozicion me dhomë gjumi, dreko dhe darkon me 10 mijë euro, shpenzon 22 milionë euro me fluturime”, tha Berisha.
Berisha tha se me vjedhjet e qeverisë në aferën e inceneratorëve mund të bëhej një rritje prej 130% e pagave të qytetarëve shqiptarë.
“Gëzimet familjare Dasmat dhe festa të tjera mezi se i gëzoni se nuk keni para ky kriministër shëtit me avionin e tij me dhomë gjumi, drekon dhe darkon me 10 mijë euro, shpenzon për fluturime 22 milionë euro. Këto 22 milionë euro janë vjedhje xhepi për këtë, pasi janë dhe vjedhjet e tjera. Vjedhja me djegësat mjafton për të rritur me 130% rrogat e të gjithë shqiptarëve”, tha Berisha.