“Alibeaj” jashtë zgjedhjeve, zbulohet lëvizja e radhës nga përfaqësuesi ligjor i Berishës

14 March 2023, 18:31Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Alibeaj” jashtë zgjedhjeve, zbulohet lëvizja e
Ledio Nuraj

Ledio Nuraj, përfaqësuesi ligjor i Pd-së së Sali Berishës ka folur pas mbledhjes së KQZ-së ku u rrëzua kërkesa e grupit të Alibeajt për t’u regjistruar në zgjedhjet e 14 majit dhe po ashtu dhe ajo e Berishës.

Lidhur me vendimmarrjen e fundit, Ledio Nuraj tha se grupi i Berishës do të ankimojë vendimin në KAS.

Nuraj: Duhet të ndërgjegjësohemi se vula nuk ka kaluar ashtu siç është munduar të paraqesë propaganda e qeverisë. Vula, simbolet e PD-së është në dorën e anëtarësisë dhe aty ku është anëtarësia. PD është ajo ku aderon anëtarësia e saj prej 30 vitesh me kryetar Sali Berishën. Ne kemi kërkuar të zbardhet vendimi i sotëm për të cilën do ushtrojmë të drejtën ankimore në KAS.




Video