Komisioneri Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të mos e regjistrojë si subjekt zgjedhor PD-në e Enkelejd Alibeajt për zgjedhjet lokale të 14 Majit, për shkak se nuk plotëson dokumentacionin.
Sipas kryekomisionerit Ilirjan Celibashi, tek Partia Demokratike figuron ende kryetar partie Lulzim Basha dhe duhet të jetë ai që duhet të firmoste deklaratën solemne. Ndërkohë që vendosi përfundimisht edhe mos legjitimimin e Sali Berishës.
"Kërkesa e PD për t’u regjistruar në zgjedhje nuk ka bazë ligjore dhe nuk mund të regjistrohet si subjekt zgjedhor" u shpreh Celibashi.
Ndër të tjera kreu i KQZ-së tha se grupi i Alibeajt nuk ka sjellë asnjë dokument shtesë edhe pas kërkesës së KQZ-së, teksa argumoentoi dhe vendimin e tij.
"Në momentin që ne kërkuam plotësim dokumentacioni dhe meqenëse nuk ka asnjë dokument tjetër mendoj se jemi në të njëjtën situatë që ishim herën e shkuar. Vlerësimi im për regjistrimin e Partisë Demokratike është si vijon:Çështja e përfaqësimit ligjor ka qenë në diskutim, dhe këtu nuk marr në konsideratë konfliktin tuaj të brendshëm. Në vlerësimin ligjor që unë i bëj këtij dokumentacioni ka disa fakte. Qëndron ligjërisht pretendimi i njërës palë që Lulzim Basha është kryetar i PD-së. Nuk ka qëndruar se Sali Berisha është kryetar. Pra, nisur nga ky fakt pala e përfaqësuar nga Lulzim Basha ka legjitimin e plotë. Në vlerësimin tim Lulzim Basha ose personat që përfaqësuar prej tij mund të bëjnë kërkesën.
Ky autorizim duhet të jetë i plotë në lidhje me tagrat e të autorizuarit, dokumentacioni për regjistrimin e PD, si subjekt zgjedhor, i paraqitur nga ju, ka një mangësi themelore, deklarata solemne duhet të jetë e nënshkruar nga Lulzim Basha dhe jo nga Enkelejd Alibeaj, në bindjen time e bazuar në ligj, deklarata duhet të nënshkruhet vetëm nga kryetari i Partisë, në vlerësimin tim, neni 64, pika 2, germa e, nuk lë vend për interpretim tjetër. Dispozita nuk lë vend për interpretime, përveç faktit që është kush për regjistrimin e partisë si subjekt zgjedhor. Presidenti zgjidhte nga Kuvendi, vendimi i Kuvendit, nuk i jep atij automatikisht për drejtën për të ushtruar detyrën pa bërë betimim, është akt formal, por mos bërja e tij nuk e lejon presidentin që të ushtrojë detyrën, të njëjtën gjë mbart edhe deklarata solemne. Nënshkrimi nga Alibeaj është bërë në bazë të autorizimit që Basha ka bërë në 18 mars 2022, përfaqësuesi i PD keni pretenduar se Alibeaj e ka të drejtën të nënshkruaj edhe deklaratën solemne, ky pretendim i juaji nuk ka bazë ligjore, deklaratat solemne e kryetarit duhet të nënshtrohet vetëm nga kryetari. Është një angazhim personal dhe nuk mund të jetë e transformueshme te të tjerët, karakteristika e deklaratës, tregon qartë se ai dokument është akt ekskluziv vetëm i kryetarit, nuk mund të delegohet. Përgjegjësia vetëm e kryetarit të partisë është e njëjtë me përgjegjësinë e një dëshmitari në një proces gjyqësor, nuk mund të transferohet te të tretët. Nëse deklarata angazhuese do të lejohej të paraqitej dhe nga një tjetër, atëherë ligjvënësi nuk do ishte kujdesur që ta përkufizonte si “solemne”. “Për t’u regjistruar duhet të paraqesë në KQZ deklaratën nga kryetari i partisë", pra do të ” ishte evituar fjala “solemne”, nëse mund të delegohej si kompetencë.

Ju thatë që Lulzim Basha ka dhënë dorëheqjen dhe nuk mund ta firmoste deklaratën. Bie në kontradiktë me veprimet konkrete të bëra nga ana juaj. Sipas jush nënshkrimi i kësaj deklarate nga i autorizuari prej z. Lulzim Basha, Alibeaj është plotësisht në përputhje me ligjin. Mundet që deklarata të nënshkruhet edhe nga nënkryetari i Partisë në disa raste të tjera por duhet që organet e tjera të partisë duhet të dorëzonin në Gjykatë vendimmarrjen që ngarkonin një person tjetër. Organet e tjera drejtuese duhet të depozitonin në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë vendimin që kryetari i Partisë Demokratike ka dhënë dorëheqjen. Si ligji për partitë, ashtu edhe Kodi Zgjedhor nuk e detyrojnë një parti që të zgjedhin kryetarin e ri por një parti mund të vendosë për një organ tjetër që ta zëvendësojë. Organet e tjera drejtuese të Partisë Demokratike kanë pasur një vit kohë për ta bërë diçka të tillë. Vetëm kështu nënkryetari i PD Alibeaj do të ishte kryetar." deklaroi Celibashi.