KQZ nuk e regjistroi për "14 Majin", Alibeaj akuza Celibashit: Bëri shërbim politik, nuk e ndan dot tifozerinë personale nga faktet juridike

14 March 2023, 17:51Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
KQZ nuk e regjistroi për "14 Majin", Alibeaj akuza Celibashit:
Enkelejd Alibeaj

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj, ka sulmuar kryekomisionerin Ilirjan Celibashi pas vendimit të KQZ-së, ku vendosi të mos e regjistronte PD-në e tij si subjekt zgjedhor për zgjedhjet lokale të 14 Majit, për shkak se nuk plotëson dokumentacionin.

Sipas Alibeajt, Celibashi bëri një shërbim politik dhe se vendimi i tij ishte i ndikuar, ndaj dhe e la opozitën jashtë zgjedhjeve. Ai shton më tej se Celibashi e ka të pamundur të ndajë opinionet dhe tifozerinë personale nga faktet juridike.

Po ashtu ndër të tjera, Alibeaj gjithashtu bën me dije se vendimi i sotëm do të apelohet në KAS.

"Vendimi i paralajmëruar i Komisionerit të Zgjedhjeve është qartas i ndikuar politikisht nga aktorët politikë të interesuar që PD të mos regjistrohet në procesin e zgjedhjeve vendore të 14 majit. Sikundër e deklaroi dhe publikisht, zoti Celibashi e ka të pamundur të ndajë opinionet dhe tifozerinë personale nga faktet juridike. Për pasojë, vendimi i tij e zgjat pa fund dhe pa arsye të qenësishme regjistrimin e PD. Dukshëm, e madje deri në kufijtë e groteskut, komisioneri nisur vetëm për shërbim politik ndaj kundërshtarëve të PD, vendos ta përjashtojë nga zgjedhjet. Siç ndodhte këtu e 32 vjet më parë, kur ishte partia në pushtet ajo që lejonte ne zgjedhje vetëm satelitët e saj. Kjo marrëzi politike, si 32 vjet më parë, i ndodh sot Shqipërisë kur është vend i NATO-s dhe synon të jetë anëtar i BE-së! Megjithëkëtë e si përherë do të vijojmë rrugën ligjore për të finalizuar përfaqësimin e PD në 14 maj. Çdo artificë ligjore apo arsye e stisur politike dhe aspak ligjore është thjesht rruga e dëshpëruar që zgjatime të politikës së vjetër në institucione kushtetuese të pavarura kanë zgjedhur për të na penguar në rrugën tonë. Nuk do ia dalin!!,"-shkruan Alibeaj në rrjetet sociale.


Video