
I shoqëruar nga disa ministra të tij, Albin Kurti do të zbarkojë sot në Tiranë. Një takim kokë më kokë me kryeministrin Edi Rama është planifikuar jashtë ndërtesës së kryeministrisë.
Marrëveshja e Ohrit Kosovë- Serbi, e cila mori formë por pa nënshkrime, pas 10 orësh bisedime, do të jetë në qendër të takimit Rama – Kurti.
Nuk dihet saktësisht se çfarë këshillash do të kërkojë Albin Kurti nga Edi Rama, por ai aktualisht ndodhet përballë një detyrimi, atij të zbatimit të shpejtë të marrëveshjes kërkuar me ngulm nga ndërkombëtarët.
Ndërmjetësues të takimit në Ohër, Josep Borrell dhe Mirosllav Lajçak vazhdojnë të dërgojnë mesazhe për diplomatike rreth marrëveshjes, e cila sipas tyre, u hap rrugën dy vendeve, Kosovë e Serbi drejt BE.