"Shqipëria bëhet, Kosova bëhet, trojet tona bëhen" Kështu u shpreh kryeministri i Kosovës Albin Kurti gjatë fjalës së tij në mbledhjen e përbashkët të dy Kuvendeve Shqipëri-Kosovë.
Ai deklaroi se ndarjet krahinore janë prapambetje dhe se duhet të gëzohemi sa më shumë kur përfshihemi në çështjet publike të njëri tjetrit, jo për të prishur punë, por për të ndihmuar. Kurti shtoi se po punohej për krijimin e një fjalori të përbashkët enciklopedik mes dy vendeve.
"Stërgjyshërit tuaj kanë kontribuar me gjak e djersë për atë që ka emrin Shqipëri. Deklatrata mendohet se është shkruar nga Luigj Gurakuqi. Në këtë ditë duhet të vëmë të gjithë dorën në zemër, të pyesim nëse kemi bërë detyrën që kemi për atdheun. Të njohim fajet tona, të harrojmë armiqësitë që na ndajmë, t'i japim dorën njëri tjetrit, e të betohemi se sot e mbrapa do luftojmë për nderin e kombit tonë.
Na duhet të jemi më shpesh bashkë, jo vetëm ne politikanët, të punojmë së bashku. Teksa në Evropën Lindore por vinte demokracia, profesori Ukshin Hoti thoshte se politikanët shqiptarë duke thelluar ndarjen mes vetes, po u jepnin arsye atyre që donin t’i shihnin të ndarë. Jam i sigurt se shumica këtu pajtoheni me mesazhin e Luigjit dhe të Ukshinit.
Ndarjet krahinore ishin pengesë e prapambetje atëherë, edhe sot ashtu janë. Duhet të gëzohemi kur përfshihemi sa më shumë në çështjet publike të njëri tjetrit jo për të prishur punë por për të ndihmuar. Na duhet të punojmë bashkë të mbajmë ide me njëri-tjetrin dhe të pranojmë kritikat e njëri-tjetrit. Teksa në Evropën Lindore por vinte demokracia, profesori Ukshin Hoti thoshte se politikanët shqiptarë duke thelluar ndarjen mes vetes, po u jepnin arsye atyre që donin t’i shihnin të ndarë. Jam i sigurt se shumica këtu pajtoheni me mesazhin e Luigjit dhe të Ukshinit.
Nesër shënojmë 110 vjetorin e pavarësisë në Vlorë. Në Kosovë ne i gëzohemi çdo suksesi të qeverisë, si atyre të mëparshme dhe të tanishme. Ndërsa sot shënojmë 25 vjetorin e formimit të ushtrisë kombëtare të Kosovës. Shqipëria ka bërë hapa të mëdhenj përpara, ajo sot është vend i NATO-s, anëtare e Kombeve të Bashkuara dhe ka bërë hapa të dukshme në fusha të ndryshme. Urojmë që sukeset Shqipërisë të mos i ndalen. Jam i sigurt se edhe në Shqipëri gëzohen për sukseset e Kosovës. Uroj që sukseset të mos iu ndalen dhe ti shtohen flamurit. Jam i sigurtë se kështu gëzoheni dhe ju. Jam i sigurtë për bashkëpunimin tonë. Kemi tashmë abetaren e përbashkët dhe po punohet për fjalorin e përbashkët enciklopedik. Kemi unifikuar tregjet e punës me Shqipërisë dhe po punojmë drejt unifikimit doganor.
Hapësira jonë kultura dhe ekonomia nuk janë çifligje që i përkasin dikujt, por të gjithë duhet të vendosim ndonjë gur në këtë kala. Mërgimtarët janë mbështetja më e madhe për vendet tona por dhe burim kulture dhe demokracie. E di se aty nuk po shkoni për qejf por prej brengës. E di që nuk ua kemi rikthyer besimin në drejtësinë dhe demokracinë e vendeve tona, por ju garantoj se këtë betejë do ta fitojmë deri në fund. Shqipëria bëhet, Kosova bëhet.”- u shpreh Kurti.