Afër përfundimit numërimi në Vlorë: PS kryeson me 8 mandate, PD 4. Lapaj në lojë për një mandat

12 May 2025, 23:48Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Afër përfundimit numërimi në Vlorë: PS kryeson me 8
Numerimi ne Vlore

Në qarkun e Vlorës janë numëruar deri tani 424 kuti votimi nga 449 që janë gjithsej.

Ashtu si katër vjet më parë, Partia Socialiste ka një diferencë të thellë në qark, duke kryesuar.

PS ka siguruar 49906 vota, ndërsa PD ka marrë 22910 vota.

E përkthyer në mandate, socialistët kanë deri tani 8 mandate të sigurta.

Bdërsa demokratët katër mandate, por që rrezikojnë një mandat.

Pasi në lojë për një mandat është edhe koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt që pret numërimin e votave të Diasporës.

 

 


Video