“PD e ka trajtuar Berishën si mbret”, Ngjela tregon arsyet pse humbi PD, zbulon nëse ka uruar Ramën

12 May 2025, 22:37Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“PD e ka trajtuar Berishën si mbret”, Ngjela tregon arsyet pse
Spartak Ngjela

Avokati Spartak Ngjela ishte i ftuar në Top Stoyr në TCH, ku analizoi zgjedhjet e 11 majit.

Ai u ndal te rezultatet e PD-së, ku tha se vetë Partia Demokratike, e ka trajtuar Berishën si mbet.

Ai u pyet nga Grida Duma nëse ka uruar kryeministrin Edi Rama, ku u përgjigj duke thënë se nuk i ka ardhur ende rasti dhe se po pret përfundimin e rezultateve.

E ke uruar (Ramën)?

Ngjela: Jo.

Pse?

Ngjela: Skam pasur rast

Ka gjë për të uruar

Ngjela: Kur të dalë rezultati do i dërgoj një… nuk është legalizuar si kryeministër

Sipas intuitës sime dhe të dhënave, nuk ka dalë e djathta në vota. Duhet parë numri. Jo çdo e keqe vjen për të keqe, vjen dhe për të mirë. Problem qëndron që kanë qenë dy probleme këtu. Unë jam realist në ato që shprehem. Figura e Berishës është historike nuk diskutohet. Vjen një moment që politika e ka me ngopje, si ngopja në reaksionet kimike. Ka krijuar ngopje dhe nuk ka ditur të krijojë zëvendësim për të rigrupuar PD. Edhe vetë ka pasur probleme (Berisha).

Kjo situatë erdhi për këto arsye, lind pyetja, a do vazhdojë gjatë? Përse i duhen 2/3 PS-së? Nuk e kanë në favor. A ka një burrë shteti që ka skemën e zhvillimit? Cila? Pse duhen? Më duhen 2/3 se kam skemën time, ndryshoj Kushtetutën. Në funksion të lirisë së individit dhe Kushtetutës së re.

Rama është shtrati. Është parti e ‘45 ajo, jo e ’92. S’kam hequr unë me ta në fushata elektorale. Është shoqëri e majtë.

A do të ketë një mandat të 5-të, 6-të për Ramën?

Ngjela: E ka PD na dorë. Duhet të jetë e aftë që të kapë krizën dhe konfliktet e brendshme të kryeministrit të brendshëm. E kanë ekipin e psikanalizës.

Rama ka pasur këshilltarët më të paguar…

Ngjela: Nuk e di. Krijon absolutizëm dhe absolutizmi nuk është një gjë që e kanë njerëzit e mëdhenj. A mund të kalojë në diktator Rama? Nuk mundet sepse vjen nga piktura, arti. Po të vinte nga ekonomia nuk dihej. Pse? Sepse nuk është në dorë të individit, por inkoshientit të tij. E kam njohur nga afër, edhe pse jemi të ftohtë tani.

Ka gjë Shqipëria për ta uruar?

Ngjela: Ai ka përfituar nga kriza e PD-së. Kriza e PD nuk është ajo që thonë këto, vullneti i Saliut. Kriza është në gjendje të rëndë, është në akuzë. E di kush e kapi i pari akuzën? Franc Kafka.

Po thua që PD është në kompleks faji?

Ngjela: Nuk është në psikozën e fajit, por ka pasur lider, mbretin. Është krijuese e PD ky që ka. Do të thotë që e ka inkoshientin te ky. Edhe të rinjtë janë rritur në një familje që kanë kryetarin e tyre. Çfarë i jep t’i shoqërisë në media? Liderët e mëdhenj janë krijues. Saliut i ndodhi kjo që thashë.

Çfarë rrezikon të shkaktojë Berisha?

Ngjela: Saliu është i përgatitur, është auto psikolog. Të tjerët lodhen kot.

Absolutizmi i pushtetit që ka me 2/3 e çon në dekadencë. Më detyrove kot ta them, se unë nuk jam me Ramën. Unë jam i djathtë, jo i majtë.

Rama i është rritur pesha jashtë mundësive. S’e ka marrë peshën si pasojë e forcës së tij, por si pasojë e krizës së tjetrit. Rama ka qenë me Saliun, e mban se fiton gjithmonë.

Si i parashikon 4 vite me SPAK…

Ngjela: Unë kam shumë respekt për SPAK-un. SPAK-un nuk e drejtojmë ne.


Video