A po përgatitet Serbia për luftë? Rama me ultimatum: Të deeskalohet menjëherë situata, Shqipëria...

30 September 2023, 08:08Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
A po përgatitet Serbia për luftë? Rama me ultimatum: Të
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për situatën në Kosovë, vonë mbrëmë, duke kërkuar të deeskalohet menjëherë situata në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë.

Reagimi i Ramës vjen menjëherë pas thirrjes së zyrtarëve të lartë në SHBA drejtuar Serbisë, për të tërhequr menjëherë trupat nga kufiri me Kosovën.

Gjatë kësaj periudhe është raportuar se ushtria serbe është përqëndruar në numër të madh në kufi me Kosovën.
Reagimi i Ramës duket ultimativ, i njëjtë me atë që vjen nga SHBA, teksa situata mbetet shumë delikate.

"Shqipëria i bashkohet thirrjes së Qeverisë së SHBA-së për deeskalim të menjëhershëm në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë. I bëj thirrje lidershipit të Kosovës dhe Serbisë që të veprojnë me përgjegjësi dhe maturi. Shqipëria është e përkushtuar për sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës", ka shkruar Rama.


Video