"Ça është kjo kështu!? Më ke zënë pamjen" Balla flet nga Foltorja, rrethohet nga deputetët e PD

23 February 2023, 11:00Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Ça është kjo kështu!? Më ke zënë
Taulant Balla

Pavarësisht përjashtimeve të shumta, deputetët e PD-së duket se nuk "dorëzohen" në shkaktimin e tensioneve në Kuvend deri sa mazhoranca të pranojë ngritjen e Komisionit Hetimor për çështjen "McGonigal".

Edhe gjatë seancës së sotme plenare, në momentin kur ka shkuar në Foltore për të folur kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, ai është rrethuar nga disa deputetë të PD-së.

"Ça është kjo!?" është shprehur fillimisht Balla, ndërsa më pas i kërkoi Luçiano Boçit që të largohet, pasi sipas tij i kishte zënë pamjen dhe nuk arrinin që ta shihnin kolegët e tij.

Balla më pas iu drejtua Albana Vokshit, duke i thënë se e ka për turp që ishte e pranishme aty. Ai i kërkoi opozitës që të ndryshojë sjellje ndërsa sipas tij, pas datës 3 mars kur Gjykata të vendosë fatin e PD, deputetët s’do jenë njësoj si sot.

“Lidhur me mocionin me debat, është vendosur data 2. Më duket qasharake që ju të mos pranoni datën 2 por të spostoni sot duke e ditur shumë mirë që kryeministri ndodhet në vizitë zyrtare në Japoni. Këtë e kemi thënë në seancën e shkuar. Në pamundësi për t’u zhvilluar më 23, debati do të zhvillohet me datën 2 sipas të gjitha kërkesave përfshirë dhe kohën e zhvillimit të debatit. Cdo deputet mund të marrë fjalën jo më shumë se 10 minuta. Ky do të jetë debati më i gjatë i zhvilluar në historinë e Kuvendit të Shqipërisë.

Ajo që unë po ju them është që... sapo fole një gjuhë që nuk është e drejtë. Unë kam për turp të jesh ti këtu (i drejtohet Vokshit). Komisioni hetimor po shqyrtohet nga konferenca e kryetarëve. Unë nuk mendoj që është normale që Kuvendi t’i zhvillojë seancë me seancë me të njëjtën qasje. Mësoni të bëni kërkesa e për t’iu drejtuar Byrosë duhet të vish me provë shtesë. Thirrja ime është, ne s’jemi aspak të kënaqur që të marrim vendime për përjashtim kolegësh por në Kuvend, vjen deputeti shkul mmikorfonin dhe i bie foltores si daulle, prandaj nuk komunikoj dot me qytetarët se më kanë dalë njerëz këtu që se di pse. Jam i sigurt që pas datës 3 s’do jeni më kështu. E rëndësishme është që problemet e brendshme mos i sillni këtu”, tha Taulant Balla.


Video