A do të kandidojë për president? Reagon deputeti Lulzim Basha

3 April 2022, 20:38Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

A do të kandidojë për president? Reagon deputeti Lulzim Basha

Një ditë pas vizitës që beri Sali Berisha në Shkodër, sot këtë qytet e ka vizituar ish-kreu i PD-së, Lulzim Basha, i cili nuk u shpëtoi dot pyetjeve të gazetarëve.

I pyetur nga mediat rreth deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha se Basha do të jetë kandidati për president, ish-kreu demokrat tha se refuzon gënjeshtrat, duke shtuar se sot në PD janë mbledhur rreth non-gratas dhe anti-vlerave.

“Mos bini pre e trukeve. Çdo ditë non gratat shpallin gënjeshtra për të hequr vëmendjen nga e vërteta. Demokracia është në krizë, ekonomia në krizë dhe shoqëria në krizë. Nuk ka gënjeshtër për të hequr vëmendjen nga të vërtetat”, tha Basha për gazetarët.

 


Video