“Fatin e atdheut e kemi në duart tona” – Një apel i Ismail Kadar...
18 October, 16:09Fokus

Përplasjet mes protestuesve dhe Policisë së Shtetit janë zhvendosur pranë Ministrisë së Brendshme, ku situata është përshkallëzuar ndjeshëm gjatë protestës studentore kundër qeverisë.
Protestuesit kanë hedhur molotovë dhe mjete piroteknike në drejtim të efektivëve, ndërsa në zona të ndryshme të bulevardit janë shfaqur flakë dhe janë dëgjuar shpërthime të forta.
Disa prej molotovëve kanë shpërthyer në këmbët e efektivëve, duke përshkallëzuar më tej situatën në zonën ku po zhvillohet protesta.
Nga ana tjetër, policia ka përdorur sasi të mëdha gazi lotsjellës në përpjekje për të shpërndarë turmën dhe për të frenuar përshkallëzimin e situatës.